Diell dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Përreth viseve malore, pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen edhe me të reshura.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat mbesin të larta edhe gjatë javës së ardhshme, megjithatë me një tendencë të rënies së lehtë. Të hënën dhe të martën do të ketë vranësira kalimtare, e mundësitë më të mëdha për reshje lokale shfaqen në pjesën e dytë të javës.

11.9.2020 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Përgjatë viseve malore pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 30C, e në vise malore 10 deri 23C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s. Indeksi UV: 7.

12.09.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite, përgjatë viseve malore priten zhvillime të vranësirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 11C deri 23C. Era do të fryjë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 6.