Diego Simeone transferon djalin e tij te Atletico Madridi

Djali më i vogël i trajnerit Diego Simeone, Giuliano pritet t’i bashkohet akademisë së Atletico Madridit.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle.

Giuliano 17-vjeçar, është pjesë e akademisë së River Plates dhe ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Evropë, te Atletico Madridi.

Giuliano luan në rolin e sulmuesit, ngjashëm sikurse vëllai i tij i madh Giovanni që është pjesë e ekipit nga Serie A, Cagliari.

Mësohet se Atletico po e pret aprovimin e FIFA-s përpara se të transferojë Giulianon në radhët e veta.

Edhe djali i dytë i Simeones, Gianluca 21-vjeçar është futbollist dhe këtë edicion po luan në divizionin e tretë të Spanjës, te ekipi Ibiza.

loading…