William Saliba

Didier Deschamps shpjegon arsyen pse William Saliba nuk është aq i mirë për Francën sa për Arsenalin

Didier Deschamps ka shpjeguar pse William Saliba nuk është aq i mirë për Francën sa për Arsenalin.

Saliba është një nga lojtarët kryesorë të Mikel Artetas , me mbrojtësin që është paraqitur në çdo ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.

Ai është një figurë jashtëzakonisht kyçe për Gunners dhe ka treguar paraqitje të mira që prej se u rikthye nga Marseille, aty ku po luante në formë huazimi.

Por 22-vjeçari ende nuk e ka siguruar vendin e tij në ekipin kombëtar, pasi Deschamps ka pohuar se ylli i Arsenalit nuk është mësuar me presionin që vjen nga konkurrenca në ekip.

“Saliba është shumë efikas. Për kombëtaren nuk ka pasur shumë kohë për të luajtur, ndoshta nuk e ka gjetur veten në kushtet më të mira”, ka thënë fillimisht Deschamps.

“Nuk do ta krahasoj me [Dayot] Upamecano, por në Arsenal, ai nuk i bën vetes pyetjen nëse do të luajë apo jo, këtu ai nuk është një nga opsionet e para”.

“Ai nuk është në të njëjtën situatë psikologjike si me klubin e tij. Kur ai luan për ne, duhet të thotë me vete: “Duhet të bëj mirë”, sepse ka lojtarë të tjerë pas tij. Ai nuk është në një situatë psikologjike të njëjtë si në klubin e tij”.

Trajneri i Francës ka disa opsione për pozitën e qendërmbrojtësit, pasi ai ka luksin për të llogaritur në shërbimet e lojtarëve si Dayot Upamecano, Jules Kounde dhe Jean-Clair Todibo, ndër të tjera.

Por, duke marrë parasysh paraqitjet e tij në Ligën Premier, është vetëm çështje kohe që Saliba të bëhet titullar i rregullt për Francën./Telegrafi/