“Diçka po zihet”, Stresi me dyshime rreth situatës me Artanin dhe Artën

Pas kërkesës së Artës për të ndërruar shtratin me Artanin, Stresit i kanë lindur disa dyshime rreth kësaj situate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

“Ka diçka këtu. Ka kaluar gati një muaj dhe sot po i bjen ndërmend Artës se ku po fryen. Pastaj, Artani thotë mu është ka më dhembë shpina. Prej aty do me e provu krevatin me ardh afër meje, Edoni është atje…”, ka thënë Stresi pos tjerash.