“Diçka po zihet”, në Qeverinë e Kosovës është duke u mbajtur një takim

Në ambientet e Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur një diskutim në këto momente. Nga ndërtsa e Qeverisë është lajmëruar deputeti Haxhi Avdyli.

Me një njoftim të shkurtër, Avdyli ka treguar se po diskutohet programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Indeksonline mëson se pjesë e diskutimit janë shumica e kabinetit qeverisës.

Si njohëse e shëndetësisë, në takim është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, gjë të cilën e ka dëshmuar me një foto në profilin e saj në Facebook.