Rasti Dehari

“Diçka nuk po shkon këtu”, a po e kritikon Vetëvendosjen Tomë Gashi, për rastin Dehari?

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me rastin Dehari.

Sipas Gashit, “diçka nuk po shkon”, sepse shokët e Astrit Deharit janë në pozitat më të larta shtetërore, e në anën tjetër sipas tij ata që dhanë deklarata skandaloze për rastin Dehari, e që sipas avokatit ishin të pëfshirë në dezinformim e në dëmtim të rastit, po vazhdojnë t’i mbajn pozitat e tyre. Siç duket Gashi ka kritikuar pushtetin për mosveprim, sa i përket këtij rasti.

Lexojeni të plotë statusin e Gashit:

Dicka nuk po shkon ketu:

Disa prej shokeve me te afert te Astrit Deharit jane ne pozitat me te larta shteterore dhe, per çudi, disa qe kritikoheshin me se shumti ne kohen e vrasjes se Astrit Deharit akoma mbajne disa prej pozitave me te larta ne Policine e Kosoves. Madje, njeri prej tyre kishte deklaruar se ‘Astrit Dehari kishte perdorur disa medikamente dhe kishte rene ne gjendje kome, e me pas, gjate rruges per ne Emergjence, kishte nderruar jete’. Keto deklarime jane demantuar menjehere nga Instituti i Mjekesise Ligjore, ndersa, sipas personit qe ka bere kete deklarate, informaten e kishte marre nga ish drejtori i Burgut te Prizrenit z. Destan Zogaj.

Per keto dezinformime te qellimshme – per ta mashtruar opinionin publik – nuk ka dhene pergjegjesi askush!

Me 05.11.2023 behen 7 vite nga vrasja e Astrit Deharit!