Dicaprio dhe Greta bëhen bashkë, çfarë e lidh dyshen e famshme? FOTO

Aktivistja për ndryshime klimatike, Greta Thunberg ka udhëtuar drejt Kalifornisë, dhe aty është takuar me Leonardo DiCaprio.

Aktori 44 vjeçar ka postuar disa fotografi së bashku me 16 vjeçaren nga Suedia.

Në postim Leonardo shkroi: “Greta Thunberg është bërë udhëheqëse e kohës tonë”.

“Historia do të na gjykojë për atë që ne bëjmë sot për t’i ndihmuar gjeneratat e ardhshme që të mund ta shijojnë të njëjtin planet të jetueshëm që ne e kemi marrë si të mirëqenë. Shpresoj që mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për drejtuesit e botës që koha e mosveprimit ka mbaruar”, ishin disa nga fjalët e Leonardos.

Gjithashtu pak ditë më parë aktori Leonardo DiCaprio, ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për të ndërtuar tetë hidrocentrale në Vjosë, që është edhe lumi i vetëm ‘i egër’ në Evropë. Në profilin e tij në Instagram, ku ndiqet nga 37 milionë njerëz, Di Caprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e The Associated Press ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.

loading…