Diaspora vazhdon ta mbajë “gjallë” Kosovën, i sjellin në atdhe 113 milionë më shumë se vitin e kaluar

Mijëra familje kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga diaspora. Shumica e ekonomive familjare në Kosovë burimin kryesor të të ardhurave e kanë diasporën. Këto të hyra kanë ndikim shumë të madh në mirëqenien e këtyre familjeve.

Të hyrat nga diaspora duke iu referuar raporteve të Bankës Qendrore kanë shënuar rritje. Duke e bërë krahasimin me të njejtën përiudhë të vitit të kaluar, të hyrat nga diaspora janë rritur për 4.5 përqind më shumë se në vitin 2018, apo 113 milionë euro më shumë.

Në pjesën e parë të vitit 2019, rritja e remitencave është për 4.5 për qind më e madhe se vitin 2018. Po ashtu, rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin e kaluar është më e madhe, shkruan Ballkani.info.

“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej 113 milionë euro deri në shkurt 2019, apo 4.5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2019”, thuhet në raportin e Bankës Qëndrore të Kosovës.

Diaspora nga Gjermani dhe Zvicra vazhdojnë të bëjnë kontributin më të madh në Kosovë.

“Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7 për qind e gjithsej remitencave. Një pjesë e konsiderueshme e remitancave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raport. /Ballkani.info/