Diaspora, kontribuesi më i madh ekonomik në Kosovë

Diaspora është cilësuar si kontribuesi më i madh financiar në Kosovë.

Në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Bankave, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Garbiel di Bella, tha se diaspora ka kontribuar shumë në aktivitetin dhe dinamikën e zhvillimit ekonomik në Kosovë, përcjell Albinfo.ch

“Qartazi vërehet se diaspora jep një dinamizëm ekonomik. Për sa i përket demografisë, popullsia e Kosovës nuk është duke u rritur dhe njerëzit mund të largohen, por ka një përmirësim dhe kjo do të jetë një burim për Kosovën”, theksoi ai.0