Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.

Ballkani.info ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për komunën e Obiliqit.

Në këtë komunë mërgata më së shumti ka votuar për kandidatin e VV-së, Halil Thaçi që ka marrë 22 vota, i dyti renditet Xhafer Gashi kandidat i pavarur me 8 vota, kurse Mehmet Krasniqi i LDK-së ka marrë 3 vota.

Ndërsa Xhelal Krasniqi nga AAK, Ajet Berisha nga LB, Hanefi Musliu i PDK-së dhe Goran Dancetoviq nuk kanë marrë asnjë votë.