Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.
Reporteri.net ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për komunën e Deçanit.
Bashkim Ramosaj i AAK-së që fitoi edhe një mandat qysh në raundin e parë, ka dalë fitues bindshëm edhe në votat e diasporës pasi ka marrë 235 vota, e dyta renditet Hyri Dobrunaj e LDK-së me 153 vota, pastaj Orges Tafilaj i VV-së me 35 vota, kandidati Isa Elezaj 4 vota, ndërsa Ardiana Qorraj e PDK-së ka marrë veç 1 votë.







