Diamanti i rrallë rozë shitet për 50 milionë franga në ankand

Një diamant rozë, prej 18.96 karatësh, është shitur për një shifër rekorde prej 50 milionë frangash zvicerane (rreth 44.3 milionë euro) nga shtëpia e ankandeve Christie në Gjenevë.

“Pink Legacy”, ky është emri i gurit të çmuar, i zbuluar rreth një shekull më parë në Afrikën e Jugut.

Rekordi i mëparshëm për një diamant rozë u shënua në nëntor 2017 në Hong Kong nga “Promise Pink”, i shitur në ankand për 32.48 milionë dollarë.