Më 11 nëntor në Paris pritet të ndodh një takim midis presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuciq, pasi që të dy presidentët kanë pranuar ftesën e presidentit të Francës Emanuel Macron me rastin e 100 vjetorin të armëpushimit të parë të luftës së parë botërore.

Derisa Presidenti i Serbinë Vuciq ka shprehur gatishmëri për të diskutuar për çështjen e kufijve me presidentin Thaçi, zyra e presidentit Hashim Thaçi e kanë përjashtuar këtë mundësi. Ndërsa opozita është e vendosur që  me Serbinë të mos diskutohet për çështjen e kufijve.