Dialogu sërish në pauzë, nuk dihet data e takimit të radhësk dihet data e takimit të radhës

Ende nuk ka datë të caktuar për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përveç pandemisë tashmë edhe rënia e Qeverisë në Kosovë është bërë një arsye shtesë që ky proces të pezullohet. Edhe pse nga Qeveria e Kosovës po thonë se do të angazhohen në këtë çështje, monitoruesit e këtij procesi insistojnë se dialogu duhet të ndërpritet në këtë kohë. Siç thonë ata me rënien e Qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit, nuk mbetet më askush për ta monitoruar procesin.

Përveç që rrëzoi Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për formimin e ekzekutivit, pezulloi edhe një proces të rëndësishëm për Kosovën.