Dialogu: Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme për rezolutën e PSD-së
Pasditen e së martës, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë e cila pritet të nis në ora 17:00, do të shqyrtohet rezoluta së PSD-së për caktimin e përgjegjësive institucionale në procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë,.
Këtë e ka konfirmuar sonte Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.