“Diafest 2021” nesër në sheshin e qytetit në Suharekë performon Gjon Muharremaj

Komuna e Suharekës e udhëhequr nga Bali Muharremaj, tashmë ka bërë tradicionale pritjen e bashkatdhetarëve me manifestime të ndryshme.

Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, do të performoj në Suharekë, në kuadër të DiaFest raporton Ballkani.info

Këtë njoftim e ka bërë të ditur, Bali Muharremaj  i cili njëherësh është kryetari i Komunës së Suharekës.

“Nesër nga ora 19:30 do të paraqitet Gjon Muharremaj dhe artistët të tjerë” thuhet në njoftim.

Muharremaj tha se kjo organizohet për nder të mërgimtarëve dhe qytetarëve tanë.