Di Marzio e konfirmon: Rrahmani lojtar i Napolit – këto janë detajet e marrëveshjes

Karriera e Amir Rrahmanit po merr zhvillime të jashtëzakonshme.

Kapiteni i Kosovës nga edicioni i ardhshëm në Serie A do të vesh fanellën e Napolit.

Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i merkatos italiane, Gianluca Di Marzio.

Napoli do t’i pagujë Hellas Veronas 14 milionë euro për transferimin e Rrahmanit.

Mbrojtësi i Kosovës do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, duke fituar 1.5 milionë euro në sezon.

Kujtojmë se Rrahmani te Hellas Verona është transferuar verën e fundit nga Dinamo Zagreb, për rreth 2 milionë euro.