Dhuratë për ditëlindje? Publikohet momenti i shpërthimit të urës strategjike ruse

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim i madh ka shkatërruar një pjesë të urës strategjike për Rusinë që e lidhte shtetin rus me rajonin e Krimesë. Ende nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi, megjithatë tashmë kanë filluar të qarkullojnë teori të ndryshme.

Ish-kryeministri suedez Karl Bildt ka shkruar se një nga tetoritë konspirative është që një shpërthim i tillë ka qenë si dhuratë për ditëlindjen e Vladimir Putinit

“ Teori të ndryshme rreth shkakut të shpërthimit në urën e Kerçit. Njëra prej tyre është se ishte një tortë e madhe ditëlindjeje për Vladimir Putinin që shpërtheu në një mënyrë ose në tjetrën. Mund të jetë”, ka shkruar Bildt.

VIDEO: