Dhuratë për ditëlindje, Dafina dhe Tafili thonë “Mos u largo”

Këngëtari Tafil Kurtishi sot feston ditëlindjen.

Ai ka marrë një urim nga bashkëshortja e tij Dafina Dauti, e cila ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar bashkëshortin.
Por, befasia nuk mbaron me kaq.

Sonte si dhuratë, Dafina në Youtube ka hedhur këngën e re në bashkëpunim me Tafilin që quhet “Mos u largo”.

Në fakt, bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së Bujar Qamilit.

“Mos u largo” u finalizua edhe me klip nga XL Films dhe dyshja e kanë interpretuar në formën më të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=69LUCxJHngE&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2dQHu27BNfN3Vb8Vfmzp1nNzGzw6YWHr-R2rx4d8ImlVnzaXykjqtFeBA