Ajo po vjen me një tjetër bashkëpunim.

Pas suksesit që kishte me Soolking dhe këngën ‘Zemër’, këngëtarja Dhurata Dora po vjen me një këngë tjetër.

Në Instagram këngëtarja ka hedhur një fotografi ku shihet me Moe Phoenix, me të cilin ka një duet shumë të bukur.

Dhurata përpos që konfirmoi duetin, ajo tha se kënga do quhet Ex dhe është pjesë e albumit të Phoenix.

Se çka do sjell Dhurata kësaj radhe dhe se a do e ketë të njëjtin sukses si me këngën ‘Zemër’, pritet të shihet.

loading…