Dhurata Hoxha: Platforma jonë kundër korrupsionit po gjen përkrahje pa rezervë

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot qytetarë të shumtë në Mitrovicë, dhe me këtë rast ka deklaruar se platforma kundër korrupsionit, po gjen përkrahje pa rezervë.

Ajo po ashtu, ka theksuar se pas 6 tetorit fillon Dekada e re e zhvillimit të vendit.

Ja postimi i znj. Hoxha në fb:

“Takimet me qytetarë e simpatizantë të PDK-së në Mitrovicë, dëshmojnë se platforma dhe vizioni ynë ka gjetur përkrahje pa rezervë.
Më 6 tetor, fillon dekada e re e zhvillimit të vendit, pa korrupsion. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112
#KadriVeseli1
#DhurataHoxha27”

loading…