Dhurata Hoxha: Fitorja është kryefjala e qytetarëve

Dhurata Hoxha, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, ka zhvilluar takime me elektoratin në lagjen “Arbëria”, dhe me këtë rast potencoi se “fitorja e PDK-së është kryefjala dhe fokusi i qytetarëve”.

Hoxha ka theksuar po ashtu se qytetarët janë në mbështetje të platformës së PDK-së për ekonomi të zhvilluar, arsim, shëndetësi dhe sundimin e ligjit, kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative.

Në takimin elektoral me qytetarë e simpatizantë të Lagjes “Arbëria”, 1 dhe 2, fitorja e PDK-së është kryefjala dhe fokusi i qytetarëve, në mbështetje të platformës tonë për ekonomi të zhvilluar, arsim, shëndetësi dhe sundimin e ligjit, kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!
#PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27

loading…