Dhurata e Noizy në lidhje? Zbulohet e vërteta që ‘’çmendi’’ rrjetin

Dhurata Dora dhe Noizy janë përfolur së fundi për një lidhje të mundshme..

Kto dyshime u ngritën pasi reperi postoi këngën e fundit të Dhuratës, e cila titullohej “M’ke mungu”, ku reperi i shkroi se i mungon ajo.

Pas kësaj, u ngritën aludime se dyshja mund të jenë në një lidhje të mundshme.

Sipas Boomnews.al, burimet e afërta të këngëtares kanë bërë me dije se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Dyshja gëzojnë një miqësi të shëndoshë dhe nuk ka hapësirë për diçka më shumë.

‘’Mi amor’’ mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e sollën edhe me videoklip verën e vitit 2021 dhe ishte një nga hitet më të mëdha të sezonit.