Dhurata Dora tërheqëse dhe me stil të veçantë, shfaqet në formë të mirë

Dhurata Dora është një nga personave më të ndjekur shqiptar në Instagram.

Këngëtarja numëron mbi 2.3 milionë ndjekës dhe kjo është një arsye e mirë që ajo të jetë aktive me postimin e fotografive dhe videove nga profesioni i saj, ashtu dhe të atyre nga përditshmëria.

Dhurata krahas angazhimeve personale, një pjesë të mirë të kohës ia kushton edhe fotosesioneve, ku çdo herë arrin të marr vëmendje dhe të paraqitet në formë të mirë.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Edhe së fundi, këngëtarja e njohur ka sjellë për fansat në rrjetet sociale disa imazhe, në të cilat mahniti me dukjen dhe veshjen me shumë stil.=

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Në një kostum njëngjyrësh rozë me dekolte të hapur, Dora la flokët e valëzuara prapa supeve dhe një grim që përputhje në mënyre perfekte me veshjen.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja nuk zhgënjejë as këtë herë, duke u shfaqur tërheqëse dhe mjaft simpatike.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndërkohë, po vazhdon me angazhimet në koncerte në diasporë, teksa po shijon suksesin e këngës “Mi Amore” që e solli në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Noizy.