Dhurata Dora me tupana në skenën e Alba Festival, ‘çmend’ publikun

Edhe Dhurata Dora ka performuar në ‘Alba Festival’ në Zvicër.

Këngëtarja gjatë këndimit të hitit ‘Zemër’, ku edhe gjithë publiku këndonte njëzëri, është shoqëruar edhe nga tupana dhe një flamur kombëtar.

Publiku është elektrizuar edhe më shumë gjatë atij momenti dhe të gjithë kanë kërcyer e kënduar me verzionin e ri të këngës që këngëtarja ka preznatuar në skenë.

Dhurata është veshur në ngjyrat kuq e zi për këtë festival që ka mbledhur artistë shqiptarë në një skenë.

https://www.instagram.com/p/BzVwruXFTy0/