Dhurata Dora i bën vetes një dhuratë luksoze

Dhurata Dora e ka gëzuar veten me një Mercedes.

Dhurata Dora prej heqjes së karantinës ka qenë një nga këngëtaret më aktive në skenë, dhe dy projektet e publikuara kanë arritur një sukses të madh.

Dhe siç duket pas këtyre arritjeve, këngëtarja ka vendosur ta gëzojë veten me një makinë luksoze siç është ajo e tipit ‘Mercedes GLE’ e cila bën dhjetëra mijëra euro.

Menaxheri i këngëtares kishte publikuar foton në profilin e tij në Instagram dhe e kishte uruar Dhuratën për këtë veturë.