Dhurata Dora ftohet për bashkëpunim nga dy brende të mëdha botërore

Suksesi i Dhurata Dorës çdo ditë e më shumë po merr vëmendje të jashtëzakonshme në tregun ndërkombëtar.

Kjo gjë si duket po i impresionon kompanitë me renome botërore. Ndër to edhe kompaninë e brendit PUMA, e cila ka thyer rekorde të shitjeve në bashkëpunime marketingu me artistët më të njohur, si Rihanna, Selena Gomez apo The Weeknd.

Kësaj radhe, PUMA përzgjedh Dhurata Dorën për kampanjën e saj digjitale në tregun e Evropës, e cila u realizua në bashkëpunim me distributorin gjigant Zalando.

Ndërsa timonin e kampanjës prapa skenës po e drejton gjithashtu njëra nga vajzat tona.

Është Mirëlinda, e cila me kompaninë e saj 0711TALENTS në Gjermani, tash e sa vite vepron ne fushën e marketingut dhe kontrakton artistë mbarë botës për bashkëpunime me brende internacionale.