Dhurata Dora dhe Soolking në top-5 në tabelat franceze

Dhurata Dora dhe Soolking kanë shënuar edhe një sukses të ri me “Zemër”.

Dueti “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking padyshim se është kënga më e suksesshme e këtij viti.

E publikuar në muajin prill, “Zemër” vazhdon të dëgjohet ende jo vetëm në trojet shqiptare, por në mbarë botën.

Së fundi, Soolking përmes një fotografie bëri të ditur se kjo këngë qëndron e pesta në tabelat e Francës.

Për ndryshe, Dhurata gjatë ditës së sotme publikoi bashkëpunimin me Maitre Gims.