Dhunoi të mituren, arrestohet burri nga Prizreni

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një burrë në Prizren si i dyshuar për dhunimin e një të miture.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vepra është kryer më 11 shtator.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.