Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një person në një hotel në Graqanicë.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Viktima është shtetase e huaj, njofton policia, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë / 26.08.2024 – 19:30. Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.