Dhunohet një vajzë në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një vajzë është dhunuar nga një burrë në Ferizaj gjatë ditës së djeshme njofton Policia e Kosovës.

Vajza pas dhunimit ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Sipas Policisë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.