Suharekë

Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:00, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.