Një grua dyshohet të jetë dhunuar të enjten në një motel në Kamenicë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar në Polici të enjten në mbrëmje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.