Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture.

Policia njofton se i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor.

“Podujevë 27.10.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.