Një e mitur në Gjilan dyshohet se është dhunuar. Kështu ka raportuar nëna e të miturës në polici.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.