Dhunohet një 16-vjeçare, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar me dyshimin se ka dhunuar një vajzë 16-vjeçare.

Sipas Policisë, vajza nga familjarët është raportuar se është zhdukur.

“Me datën 15.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte keqpërdorë seksualisht viktimën e mitur femër K/Ashkali, e cila me datën 14.03.2019 nga familjarët e saj është raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/Ballkani.info