Dhunohet në vajzë në Klinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është dhunuar pasditen e së hënës në Klinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë.

“DHUNIM/Klinë 10.07.2023-18:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info