Dhunimi i 11-vjeçares, kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se tash mediet po raportojnë që përveç dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar, paska pasur me dhjetëra raste të ngjashme.

Ai pyeti se pse kanë heshtur dhe e kanë neglizhuar organet kompetente mbi këto çështje.

Madje, ligjvënësi opozitar kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Këtu nuk aq faj/përgjegjësi policia sa prokuroria/drejtësia! E thjeshtë, dorëheqje e ministres së drejtësisë dhe rastet e ngjashme në të ardhmen me marrë përgjigjen vetëm me burgim TË PËRJETSHËM”, shkroi ai në Facebook.