Dhunë për Ramazan, izraelitët dhe palestinezët përleshje në xhaminë Al Aksa

Rikthehen tensionet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, pavërësisht bisedimeve të muajve të fundit për uljen e tensioneve mes dy palëve.

Dhjetëra persona u plagosën dhe mbi 350 të tjerë u arrestuan në përleshjet që shpërthyen brenda xhamisë Al Aksa , ku policia izraelite ndërhyri për të dëbuar disa të dyshuar.

Operacioni u quajt një krim i paprecedentë nga Hamasi , i cili ftoi palestinezët në Bregun Perëndimor të shkojnë masivisht në xhaminë Al Aksa për ta mbrojtur atë së bashku me të gjitha vendet e shenjta.

Pas përleshjeve, raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të disa qyteteve në jug të Izraelit, por nuk u shënuan të lënduar.

Sipas policisë izraelite, protestuesit në xhami posedonin fishekzjarrë, shkopinj dhe gurë dhe pretendimet e saj është munduar t’i shoqërojë me pamje filmike.

Kompleksi i xhamisë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit Lindor të aneksuar nga Izraeli ka parë tashmë përleshje dhe dhunë midis palestinezëve dhe izraelitëve, veçanërisht gjatë muajit të të Ramazanit, i cili tërheq dhjetëra mijëra adhurues në Al Aksa.

Vendi i shenjtë mysliman është ndërtuar në majë të asaj që hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë në judaizëm.