Dhunë në familje, arrestohet bashkëshorti

Në Malishevë është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Malishevë 06.10.2018-09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.