Dhuna në transmetim ‘live’, KPM nis procedura ndaj televizionit të Valon Malokut

Komisioni i Pavarur i Mediave ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura në kanalin televiziv First Channel,  në të cilin ka pasur skena të dhunës.

“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara së fundi në media, respektivisht televizionin First Chanel.  Nisur nga obligimet ligjore si rregullator dhe shqetësimet e publikut që kanë të bëjnë me imazhet e paraqitura në televizionin First Chanel, KPM ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së.  KPM në lidhje me këtë rast në mënyrë transparente do të njoftojë publikun për veprimet e marra në zbatim të legjislacionit të KPM-së”, thuhet në njoftim.