Lajmi i fundit

Dhuna në “It’s My Home”, banori largohet nga shtëpia

Banori që e ka goditur me këpucë një banore tjetër në reality shoë ‘It’s My Home’ është dënuar me largim nga shtëpia.

Drejtori i TV-First Channel, Valon Maloku tha se banori është dënuar nga produksion për një qëndrim në burgun brenda shtëpisë, por i njëjti nuk ka pranuar.

Maloku tha se si pasojë e kësaj, banori është dënuar me largim nga shtëpia.

Tutje ai e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në reality show ‘It’s my Home”.

Malok tha se ju ka bërë ftesë të gjithë atyre që janë të interesuar, ta vizitojnë shtëpinë e ndërtuar e cila është nën monitorimin e kamerave.

“Nëse folim si arritje të shikueshmërisë, për atë është sukses, se çka ka brenda është reality shoë. Ju kam bërë ftesë të gjithëve që të vijnë te shtëpia që është ndërtuar, ku këta janë aty, dhe që janë nën monitorim të kamerave, ta shihni se çfarë po ndodh aty”, tha Maloku në Kanal10.