Në gjithë territorin e Kosovës për 24 orë janë raportuar tri raste të dhunës fizike në famijle.
Sipas policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan dhe Rahovec, transmeton lajmi.net.
“Prishtinë 29.11.2018 – 01:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Lipjan 29.11.2018 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet mes tjerash aty.
Ndërsa rasti tjetër është në: “Rahovec 11.11.2018 – 22:33. Lidhur me rastin me datën 29.11.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”







