Anëtari i kryesisë së LDK-së, Alush Gashi ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi thotë se u sulmua fituesi paqësor, ndërsa dënon aktin e dhunshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Në termat më të ashpër të mundshëm dënoj sulmin e paprovokuar fizik ndaj nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përkushtimi i të cilit për paqen dhe shërbimin ndaj popullit është i admirueshëm. Ky sulm është kundër vlerave demokratike dhe respektit për lidershipin paqësor”.
“Duke i uruar shërim të shpejtë mikut tim, Gazi, jam i bindur se sulmi i sotëm nuk do të sjellë frikë dhe nuk do të ndalë punën e tij të vazhdueshme për njerëzit. U bëj thirrje institucioneve të sundimit të ligjit të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, ka shkruar Gashi.







