Njëra prej të dyshuarave për keqtrajtim të 3-vjeçarit në çerdhen “Gëzimi ynë”, ka dalë nga stacioni policor në Fushë-Kosovë.
Duke dashur t’u ikë mediave, ajo ka vendosur çantën si mburojë për të mos u identifikuar.
Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”, Bajram Zogiani, ka deklaruar se rasti nuk është siç shihet por që është hiperbolizuar.

Sipas tij, kjo është bërë ‘e madhe’ nga mediat e më pastaj nga familjarët.
Në një deklarim para gazetarëve, Zogiani mohoi akuzat për keqtrajtim, teksa tha se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.
Aprovohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik
Kosova e treta në Ballkanin Perëndimor për përqindjen e popullsisë që jetojnë jashtë vendit
“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediat e më pastaj nga prindërit”.

Ndërsa avokati i familjes së 3-vjeçarit, Nasuf Hasani, ka thënë se tashmë kanë dhënë deklaratën e tyre në polici, ndërsa theksoi përveç që edukatëret kanë kryer veprën penale, ato sipas tij është dashur edhe ta denoncojnë rastin.
Ai gjithashtu ka thënë që po presin nga Prokuroria që të veproj sipas procedurave në fuqi.
“Sa po e dha një intervistë rreth ngjarjes prindi i fëmijës. Siç e patë edhe në videot e postuara pa asnjë mëdyshje se punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përveç që kanë kryer vepër penale konsideroj që është dashtë ta denoncojnë rastin edhe përkundër asaj që drejtoria e kopshtit ka qenë konstruktive në këtë rast. Përkundër asaj që Komuna e Fushë-Kosovës e pamë nëpër medie se paralajmërim që do të marrin vendim për punonjësit. Vetë veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë veprime shumë të vrazhda duke e pasur parasysh kategorinë e personave të ndjeshëm që janë fëmijët. Ne presim nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria të veproj sipas procedurave në fuqi”, tha fillimisht ai.







