Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka votuar për ta hetuar sekretarin e Sigurisë së atdheut, Alejandro Mayorkas, duke e bërë atë anëtarin e parë të kabinetit qeveritar që ballafaqohet me hetim parlamentar në gati 150 vjet.
Shumë republikanë e fajësojnë sekretarin Mayorkas për një turmë të pashembullt të emigrantëve në kufirin mes ShBA-së dhe Meksikës, raporton televizioni BBC.
Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumicën e ulëseve i ka Partia Republikane në opozitë, votoi me 214 vota “për” e 213 “kundër” për këtë hetim. Kjo ishte përpjekja e parë pas një votimi të dështuar javën e kaluar.
Çështja tani do të dërgohet në Senat, ku shumicën e ulëseve i ka Partia Demokratike në pushtet dhe ku pritet që hetimi të mos miratohet.
Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën e quajti këtë votim “akt flagrant të besnikërisë partiake antikushtetuese” dhe “marifet politik”.
Kundërshtarët e sekretarit Mayorkas e akuzuan atë për mospërmbushje të betimit që “në mënyrë të mirë dhe besnike t’i shlyejë detyrat” e zyrës së tij përmes dështimit që të bëjë më shumë për ta siguruar kufirin.
Votimi ishte kryesisht i ndarë në vija partiake. 210 demokratë votuan kundër hetimit të sekretarit, bashkë me tre përfaqësues republikanë: Tom McClintock, Ken Buck dhe Mike Gallagher.
Në një deklaratë të lëshuar pak pas votimit, Bideni e mbrojti sekretarin e tij, duke e quajtur “shërbëtor publik të ndershëm”.
“Ai e ka mbështetur sundimin e ligjit në mënyrë besnike dhe ka dëshmuar një përkushtim të thellë ndaj vlerave që e bëjnë vendin tonë të madh” – tha presidenti amerikan.
VIDEO BONUS: “200 mijë qytetarë ta kanë lëshu Kosovën” – “Po manipuloni”, përplasje mes Zemajt dhe Muratit







