Dhjetori magjik, zbulohet se çfarë po përgatit Don Xhoni për fansat e tij

Pas suksesit me këngën “Gjuj për to”, të cilën e solli në bashkëpunim me Loredanën, reperi i njohur Don Xhoni nuk ka të ndalur.

Ai është duke përgatitur projekte të reja të cila priten të lansohen së shpejti.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, menaxheri Berat Ademi. Ai zbuloi se reperi ka gati një freestyle si dhe një këngë të cilat priten të publikohen në muajin dhjetor.

Po, kemi gati një freestyle si dhe një këngë të re, por që detajet tjera edhe pak do t’i lemë befasi. Të dy projektet do të publikohen në muajin dhjetor. Qëndroni gati sepse diçka shumë e bukur është rrugës”, u shpreh ai./Indeksonline/