Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është inkurajues interesimi i jashtëzakonshëm për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Sonte, në degën e AAK-së në Obiliq aderuan dhjetëra qytetarë, duke manifestuar besimin në vizionin tonë dhe në qeverisjen e mirë të kryetarit Xhafer Gashi, që të rrugëtojmë bashkë në shërbim të Kosovës. Falemnderit për besimin në Aleancë dhe na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/
loading…







