Deri më tani janë arrestuar 10 persona në aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.
Siç mëson Express, aksioni tashmë është në përfundim e sipër.
Deri më tani janë konfiskuar tri automjete dhe disa mallra.
Mallrat e konfiskuara janë dërguar në Doganë.
Ndërkaq, të arrestuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit.







