Dhëndëri shkon ‘te miqtë’ dhe e rrah gruan e tij – policia e liron

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sulmi është kryer teksa bashkëshortja e tij qëndronte tek prindërit e saj.

Viktimës dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.